Sport

Rashford dhe Stones kthen në radhët e “Tre Luanëve” nga Tuchel, për sfidën me Serbinë!

Pasi u rikthye në formë në fillim të sezonit, Marcus Rashford po rikthehet edhe në ekipin kombëtar të Anglisë, njësoj si John Stones. Dy lojtarë të rinj janë thirrur gjithashtu nga Thomas Tuchel për grumbullimin e shtatorit, me dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në axhendë.

29 Gusht 2025, 16:37 Nga DOSJA
Rashford dhe Stones kthen në radhët e “Tre Luanëve”

ANGLI - Thomas Tuchel ka zgjedhur t’i besojë përsëri Marcus Rashford. I munguar në kampin stërvitor të qershorit, sulmuesi, i huazuar te FC Barcelona nga Manchester United, do të kthehet te “Tre Luanët” për dy ndeshje në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, së pari më 6 shtator kundër Andorrës, pastaj në Serbi më 9 shtator.

Rashford (62 ndeshje, 17 gola) është një nga 24 lojtarët anglezë të thirrur, mes lojtarëve të rikthyer është edhe qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones (31 vjeç, 83 ndeshje, 3 gola) dhe mesfushori i Crystal Palace, Adam Wharton (21 vjeç, 3 ndeshje).

Dy lojtarë të rinj janë shfaqur gjithashtu në skuadër: mbrojtësi i krahut i Tottenhamit, Djed Spence (25 vjeç), dhe mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson (22 vjeç).

Ja dhe lista e kombëtares së Anglisë:

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, James Trafford

Mbrojtës: Reece James, Djed Spence, Dan Burn, Marc Guéhi, Ezri Konsa, John Stones, Myles Lewis-Skelly, Tino Livramento

Mesfushorë: Elliot Anderson, Morgan Gibbs-White, Jordan Henderson, Declan Rice, Morgan Rogers, Adam Wharton

Sulmues: Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Anthony Gordon, Harry Kane, Noni Madueke, Marcus Rashford, Ollie Watkins.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll