Bota

Lufta kundër trafikut të drogës/ Venezuela i përgjigjet SHBA-së, dërgon anije luftarake dhe dronë në Karaibe

Uashingtoni njoftoi javën e kaluar vendosjen e tre shkatërruesve me raketa të telekomanduara, një kryqëzori me raketa të telekomanduara dhe një nëndetëse sulmuese me energji bërthamore për të luftuar trafikun e drogës.

27 Gusht 2025, 08:07 Nga r.ll
Lufta kundër trafikut të drogës/ Venezuela i përgjigjet
foto ilustruese

VENEZUELË- Venezuela  njoftoi sot se do të dërgojë anije dhe dronë të Marinës për të patrulluar ujërat e saj territoriale, në përgjigje të dërgimit të disa anijeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara  në Karaibe, si pjesë e luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Ministri i Forcave të Armatosura, Vladimir Padrino tha në një mesazh me video se do të dërgonte "patrulla detare në Gjirin e Venezuelës dhe anije me kapacitet më të madh më në veri në ujërat tona territoriale", dhe gjithashtu njoftoi vendosjen e konsiderueshme të dronëve me misione të ndryshme.

Uashingtoni njoftoi javën e kaluar vendosjen e tre shkatërruesve me raketa të drejtuara dhe sot vendosjen e një kryqëzori me raketa të drejtuara dhe një nëndetëse sulmuese me energji bërthamore. Raportohet se Pentagoni gjithashtu synon të dërgojë 4,000 marinsa në Karaibe, pranë bregdetit të Venezuelës.

venezuele shba karaibe

Sondazh

Poll