Sport

VIDEO/ Debutim perfekt i Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares e nis me një assist…

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u transferua te Burnley këtë verë nga Chelsea për vlerën e 23 milionë eurove dhe ka lënë menjëherë përshtypje në skuadrën e re.

27 Gusht 2025, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Debutim perfekt i Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares e nis

ANGLI - Armando Broja ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me Burnleyn, duke asistuar pas 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derby County.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zgjodh titullar në këtë duel, pasi në dy takimet e para në kampionat, ai nuk ishte as në stol.

23-vjeçari kuqezi mori një top në zonë, lëvizi bukur dhe asistoi për shokun e ntij të skuadrës, Aaron Ramsey, i cili e çoi topin në rrjetë me anë të një goditje të saktë.

Në minutën e 63-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u zëvendësua nga 35-vjeçari veteran Ashley Barnes. Ndeshja përfundoi 2-1, pas golit të Sonne në kohën shtesë (90’+1), dhe Burnley u kualifikua për në turin tjetër të Kupës së Ligës.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll