Sport

Në Angli, ai po krahasohet me Leo Messin: "Ai ka atë talent që nuk mund të mësohet!"

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Anglisë, Theo Walcott, e ka lavdëruar 15-vjeçarin Max Dowman, i cili debutoi me Arsenalin këtë fundjavë, duke thënë se ai është si Leo.

26 Gusht 2025, 13:30 Nga DOSJA
Në Angli, ai po krahasohet me Leo Messin: "Ai ka atë talent

ANGLI - Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Anglisë, Theo Walcott, e ka lavdëruar 15-vjeçarin Max Dowman, i cili debutoi me “Topçinjtë” këtë fundjavë, duke thënë se ai është si Leo Messi .

Dowman, i lindur më 31 dhjetor 2009, është stërvitur me ekipin e parë të Arsenalit që nga fillimi i vitit, por për shkak të kufizimeve të Premier Ligës, ai nuk mundi të debutonte deri këtë sezon. Në Ligën e Kampionëve, ai nuk do të jetë i kualifikuar të luajë derisa të mbushë 16 vjeç më 31 dhjetor.

Sulmuesi luajti minutat e tij të para në Premier League këtë të shtunë në fitoren 5-0 kundër Leeds United, duke fituar penalltinë për 5-0 që Viktor Gyökeres e shndërroi në gol.

"Ai është i mirë në driblimin e topit, është i shpejtë me të. Është si Messi. Më kujtohet kur luaja kundër Messit, kur nuk e kishte topin nuk ishte aq i shpejtë, por kur e kishte, i kalonte topat me lehtësi. Dowman e ka këtë, ka aftësinë të përshpejtohet nga askund", tha Walcott për BBC-në.

"Ai ka atë talent që nuk mund të mësohet, sepse luan me një liri të tillë. Flasim shumë për sa i mërzitshëm është bërë futbolli ndonjëherë, por ai nuk është nga ata lojtarë që është i mërzitshëm për t'u parë. Është shumë freskuese", tha ish-sulmuesi, i cili ishte gjithashtu një talent i parakohshëm, lojtari më i ri që debutoi për Anglinë në moshën 17 vjeç e 75 ditë, më 30 maj 2006.

Debutimi i Dowman, në moshën 15 vjeç e 234 ditë, e bëri atë lojtarin e dytë më të ri në historinë e Arsenalit që debutoi pas Ethan Nwaneri (15 vjeç e 181 ditë). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll