Bota

Të paktën tre persona humbin jetën në Vietnam pas goditjes nga tajfuni Katziki

Stuhia shkatërroi gati 7,000 shtëpi , përmbyti 28,800 hektarë fusha orizi dhe shkuli rreth 18,000 pemë.

26 Gusht 2025, 11:28 Nga V.Ç
Të paktën tre persona humbin jetën në Vietnam pas goditjes
Foto nga përmbytjet në Vietnam

VIETNAM - Rrugët e kryeqytetit të Vietnamit u përfshinë nga kaosi, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm të martën në mëngjes shkaktuan përmbytje të mëdha pas goditjes nga tajfuni Katziki. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 10 të tjerë, thanë autoritetet të martën, duke paralajmëruar se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Stuhia shkatërroi gati 7,000 shtëpi, përmbyti 28,800 hektarë fusha orizi dhe shkuli rreth 18,000 pemë, tha qeveria. Ai gjithashtu rrëzoi 331 shtylla të energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike në provincat Thanh Hoa, Nghe An, Ha Tinh, Thai Nguyen dhe Phu Tho.

Përmbytjet e mëdha paralizuan trafikun, ndërsa uji  mbuloi zonat e banuara të qytetit, i cili po përgatitet të presë paradën më të madhe të Ditës Kombëtare javën e ardhshme, duke festuar 80-vjetorin e themelimit të shtetit.

Sipas raporteve shtetërore, disa fshatra në provincën Bac Ninh janë izoluar për shkak të përmbytjeve. Tajfuni Katjiki goditi bregdetin veri-qendror të Vietnamit të hënën pasdite, duke u shndërruar në një stuhi tropikale ndërsa po kalonte drejt Laosit të martën në mëngjes, tha agjencia kombëtare meteorologjike.

Agjencia paralajmëroi se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë në disa zona të Vietnamit verior, me disa pjesë që pritet të arrijnë deri në 150 milimetra shi në gjashtë orë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke. Përpara se të godiste Vietnamin, Katjiki përshkoi bregdetin jugor të ishullit Hainan të Kinës të dielën, duke e detyruar qytetin e Sanyas të mbyllë bizneset dhe transportin publik.

Sondazh

Poll