Aktualitet

Vatër zjarri në Fushë-Arrëz/ Bashkia thirrje banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve

Flakët janë përhapur me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë, pasi janë favorizuar nga erërat e forta.

21 Gusht 2025, 16:37 Nga E. D
Vatër zjarri në Fushë-Arrëz/ Bashkia thirrje banorëve
pamje nga zjarri

FUSHË- ARRËZ- Një vatër zjarri ka rënë edhe në Fushë-Arrëz në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë, pasi janë favorizuar nga erërat e forta.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri. Gjithashtu Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.

vatër e re zjarri në fushë-arrëz

Sondazh

Poll