Sport

Djali i Neymarit, i prekur pas humbjes 6-0 të Santos ndaj Vasco da Gama, i shkruan të jatit: “Babi, edhe në ditët që qan, të dua shumë”...

Braziliani po festonte paraqitjen e tij të 250-të për Santosin, por u largua duke qarë, pasi Vasco da Gama shkatërroi ekipin e tij me rezultatin 6-0.

19 Gusht 2025, 20:35 Nga DOSJA

Djali i Neymarit, i prekur pas humbjes 6-0 të Santos ndaj Vasco da Gama, i

BRAZIL - Djali i madh  i Neymarit, i dërgoi  një mesazh emocional babait të tij, pas humbjes poshtëruese 0-6 të ekipit të famshëm të Santosit në ligën braziliane kundër Vasco da Gamës.

Braziliani shpërtheu në lot, pasi kjo ishte paraqitja e tij e 250-të me fanelën e Santosit dhe, së bashku me këtë rezultat të rëndë, djali i tij donte ta mbështeste atë me një mesazh.

"Natën e mirë, babi. E di që sot ishte një ditë e vështirë për ty  dhe për ne, por doja që ta dije se në këto kohë të vështira, edhe nëse askush nuk është pranë teje, duhet ta dish se unë do të jem gjithmonë këtu me ty për të të mbështetur."

Je më shumë se një baba i mrekullueshëm: je idhulli im, je frymëzimi im. Edhe në ditët  kur qan, dua që ta dish se të dua shumë. Mbaje gjithmonë në mendje këtë.​​​

Mbaje mend se familja jote është pranë teje për të të mbështetur dhe për të të ndihmuar në çdo kohë, qoftë e mirë apo e keqe. Ti je babai IM dhe mbaje mend gjithmonë se Unë jam këtu për ty.

Tani dua që ta mbash kokën lart dhe të përpiqesh për ta bërë siç ke bërë gjithmonë dhe do të vazhdosh. Je i mrekullueshëm. Të dua me gjithë zemër.​

Dhe mos hiq dorë kurrë nga ëndrra jote më e madhe për njerëz që nuk të njohin, nuk të njohin kush je, apo çfarë mund të bësh.

Mos e merr humbjen e sotme si dështim, përkundrazi, përdore atë si motivim për të qenë edhe më i mirë se dje .

Mos harro kurrë: JE MADHËSHTOR."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARCA (@marca)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll