Sport

Aksidenti, trajneri i portierëve të Nottingham përfundoi me gjashtë qepje në kokë…

Rui Barbosa ishte tepër i emocionuar dhe teksa festoi golin e parë të Nottinghamit, u aksidentua

18 Gusht 2025, 17:34 Nga DOSJA
Aksidenti, trajneri i portierëve të Nottingham përfundoi me
Chris Wood shënoi golin e parë të Forest në këtë ndeshje

ANGLI - Rui Barbosa pati nevojë për gjashtë qepje në kokë, pasi festoi golin e parë të Nottingham Forest në fitoren e tyre ndaj Brentford.

Trajneri i portierëve të Nuno Espírito Santo nuk mundi ta fshihte emocionin e tij pas golit të Chris Wood dhe, gjatë festimeve të tij, përfundoi duke u përplasur mjaft dhunshëm me stolin rezervë.

Ai u trajtua menjëherë nga ekipi mjekësor i klubit dhe pas ndeshjes, Nuno Espírito Santo dha detaje të mëtejshme rreth asaj që ndodhi.

"Ai kishte nevojë për gjashtë qepje! Ishte një prerje. Ai kishte marramendje", tha trajneri portugez. Forest fitoi ndeshjen 3-1, duke e filluar me sukses këtë sezon të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll