Sport

Portieri Alen Sherri doli nga fusha me fraktura të shumta në fytyrë, duhet të operohet...

Trajneri Masimiliano Alvini: “I adedikojmë atij fitoren, jemi të shqetësuar për të”

18 Gusht 2025, 11:55 Nga DOSJA

Portieri Alen Sherri doli nga fusha me fraktura të shumta në

ITALI - Portieri i Kombëtares, Alen Sherri pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Frozinone luajti me Monzën për Kupën e Italisë. 

Ai u përplas me shokun e tij të skuadrës në minutën e 80-të dhe u detyrua të dilte nga fusha e lojës dhe përfundoi në spital.  

Sipas mediave italiane, gardiani është në gjendje të qëndrueshme, por ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë gjatë përplasjes dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara për të përcaktuar më saktë situatën e tij.

Pas përfundimit të sfidës për ngjarjen ka folur edhe trajneri i Frozinones, Masimiliano Alvini. “Jemi të shqetësuar për Sherrin. Ai është aktualisht në spital dhe duhet të vendosim nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ekipi ia dedikon këtë fitore atij”, tha ai.

Skuadra e tij Frosinone ia doli të kualifikohet, pasi e fitoi me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Monzën dhe ashmë do të luajë në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll