Sport

ZYRTARE/ Francezi Mukiele kalon nga PSG, te Sunderlandi i Granit Xhakës…

17 Gusht 2025, 18:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Francezi Mukiele kalon nga PSG, te Sunderlandi i Granit

ANGLI - Sunderland përfundoi nënshkrimin e mbrojtësit Nordi Mukiele nga Paris Saint-Germain të dielën. Mukiele, 27 vjeç, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayer Leverkusen, ku ishte shok skuadre me Granit Xhakën, një tjetër lojtar i nënshkruar nga Sunderland në këtë afat kalimtar. 

Mbrojtësi i djathtë e forcon më tej skuadrën e “Maceve të Zeza”, e cila, përveç trajnerit të tyre, përfshin edhe Timothée Pembélé, Abdoullah Ba, Enzo Le Fée dhe Wilson Isidor. Transferimi, çmimi i të cilit nuk është bërë i ditur, u konfirmua një ditë pas fitores 3-0 kundër West Ham në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League.

Mukiele, i cili nënshkroi një kontratë katërvjeçare, luajti për Montpellier dhe Leipzig përpara se t'i bashkohej PSG-së në vitin 2022.

Sunderland u ngjit së fundmi në Premier League dhe fitoi ndeshjen e parë të sezonit, 3-0 në shtëpi kundër West Ham të shtunën. "Është një sfidë e re dhe jam i lumtur që jam këtu," tha Mukiele. "E pashë atmosferën në stadium dhe më pëlqen shumë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Gusht 2025, 15:30

Arda Güler është rritur…

SPANJE - Futbolli matet me faza rritjeje. Në rastin e Real Madridit, këto procese janë të shkruara kundër kohës, sepse k&eu...