Sport

Nuk është në planet e Gasperinit, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla e mbyll me Romën…

Roma kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit, jo ta huazojë atë edhe për një tjetër edicion siç ndodhi më pare sezonin e kaluar.

11 Gusht 2025, 19:03 Nga DOSJA

Nuk është në planet e Gasperinit, mbrojtësi kuqezi Marash

ITALI - Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është kthyer përsëri në epiqendrën e merkatos në Itali, pasi ai shihet jashtë planeve të trajnerit Gian Piero Gasperini.

Edhe në miqësoren më të fundit të Romës ndaj Evertonit, trajneri nuk e aktivizoi mbrojtësin kuqezi, duke dhënë sinjalet e qarta se duhet të kërkojë një klub të ri.

Sipas informacioneve të mediave spanjole, Espanyoli është gati të mirëpresë futbollistin shqiptar. “AS” bën të ditur se ka kontakte mes palëve për të realizuar një gjë të tillë, por këtë herë formula duhet të ndryshojë.

Roma kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit, jo ta huazojë atë edhe për një tjetër edicion siç ndodhi më pare sezonin e kaluar.

Përndryshe, do të vendoset një klauzolë për detyrimin e blerjes së tij në fund të edicionit, pasi Roma synon të sigurojë të ardhura nga largimi i mbrojtësit për të rikuperuar diçka nga 26.5 milionë eurot që shpenzoi për të.

Por të njëjtat burime theksojnë se këtë herë Espanyoli ka rivalitet për firmën e futbollistit shqiptar, pasi një tjetër klub i Serisë A po interesohet për Kumbullën.

Cagliari është gati të bëjë lëvizjen e tij për të siguruar mbrojtësin shtatlartë, i cili kësisoj do të kishte një vend të garantuar përsëri në elitën e futbollit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll