Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në shtator zbret në Tiranë për mbledhjen e radhës… historike!

Një ngjarje historike për FSHF-në dhe futbollin shqiptar

11 Gusht 2025, 14:40 Nga DOSJA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në shtator zbret në Tiranë për

TIRANE - Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do të zbarkojë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, në një takim zyrtar, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit kontinental.

Ky është një moment historik për Federatën e Futbollit dhe për Shqipërinë, që për herë të parë pret një mbledhje të këtij niveli të lartë ndërkombëtar.

Axhenda dhe temat që do të diskutohen gjatë mbledhjes do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes një komunikimi zyrtar për mediat dhe opinionin publik.

Shqipëria ka qenë edhe më herët mikpritëse e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, si mbledhja e Komitetit HatTrick, takimi i 11 federatave të Europës Juglindore, mbledhja e panelit Grassroots, ajo për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES), si dhe mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në shtator zbret në Tiranë për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll