Sport

Ndeshja e LaLigës: Villarreal-Barcelona, kapërcen Atlantikun… në Miami në dhjetor!

Sipas disa mediave, La Liga dëshiron që ndeshjen e javës së 17-të midis Villarreal dhe FC Barcelona ta zhvillojë në Miami në fundjavën e 21 dhjetorit.

11 Gusht 2025, 09:00 Nga DOSJA

 

Ndeshja e LaLigës: Villarreal-Barcelona, kapërcen Atlantikun…

SPANJE - Sipas disa mediave, La Liga po planifikon që ndeshjen e javës së 17-të midis Villarreal dhe FC Barcelona ta transferojë në Shtetet e Bashkuara, në Miami, në stadiumin Hard Rock, në fundjavën e 20 dhjetorit.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Estadio de la Ceremica, shtëpinë e ‘nëndetëses së verdhë’. Do të ishte ndeshja e parë e madhe e ligës evropiane që do të zhvillohet përtej Atlantikut.

Në një intervistë me CNN në fillim të gushtit, presidenti i Barçës, Joan Laporta, shprehu mbështetjen e tij për organizimin e një ndeshjeje të tillë. "Një nder i madh", tha ai.

Një takim i bordit të Federatës Spanjole të Futbollit (FREF), e cila është përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve të La Ligës, do të mbahet të hënën për të miratuar propozimin. Sipas The Athletic, nëse propozimi pranohet, kjo do të çonte në "një kërkesë për UEFA-n që të fillojë procesin e marrjes së lejes nga FIFA për ricaktimin e ndeshjeve".

Një ndeshje NFL në të njëjtën fundjavë…

Po atë fundjavë të 20 dhjetorit, një ndeshje e NFL-së midis Miami Dolphins dhe Cincinnati Bengals është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Hard Rock. Sipas The Athletic, ndeshja Villarreal-Barcelona mund të mos zhvillohet në atë kohë.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ishte përpjekur vazhdimisht të organizonte ndeshje të ligës spanjole në Shtetet e Bashkuara, si në vitin 2018 - Girona-Barcelona në Miami - ashtu edhe në vitin 2019 - Atlético de Madrid-Villarreal. Por Federata Spanjole dhe FIFA e kishin kundërshtuar çdo herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll