Bota

Kaos në protestat kundër ndalimit të rrjetit pro-palestinez në Britani, mbi 200 persona arrestohen (VIDEO)

Arrestimet erdhën pasi disa nga protestuesit që shprehnin mbështetjen e tyre për rrjetin u mblodhën me pankarta në Sheshin e Parlamentit.

9 Gusht 2025, 21:14 Nga r.ll

 

Kaos në protestat kundër ndalimit të rrjetit pro-palestinez
pamje nga protesta

 

BRITANI- Më shumë se 200 persona që protestonin kundër vendimit të Britanisë për të ndaluar rrjetin pro-palestinez të veprimit të drejtpërdrejtë" Palestine Action" janë arrestuar jashtë Parlamentit të hënën, sipas Policisë Metropolitane të Londrës.

Arrestimet erdhën pasi disa nga protestuesit që shprehnin mbështetjen e tyre për rrjetin u mblodhën me pankarta në Sheshin e Parlamentit.

Videot në mediat sociale tregojnë oficerë policie që arrestojnë njerëz në Sheshin e Parlamentit, ndërsa një video specifike ka qarkulluar në internet që tregon policinë duke arrestuar një person me aftësi të kufizuara.

Në korrik, ligjvënësit britanikë e ndaluan rrjetin pro-palestinez sipas ligjeve kundër terrorizmit, pasi disa nga anëtarët e tij sulmuan një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore, duke dëmtuar avionë, në shenjë proteste ndaj mbështetjes së Britanisë për Izraelin.

Sipas këtij ndalimi, tani përbën krim që dikush të jetë anëtar i rrjetit, me një dënim maksimal prej 14 vitesh burg. Bashkëthemeluesja e rrjetit, Handa Amori, fitoi një padi javën e kaluar për të kundërshtuar ndalimin.

rrjeti pro-palestinez ne britani

Sondazh

Poll