Sport

"Me ken shkodran tana i ban"... por këto që ndodhin me Bashkinë e Shkodrës e kanë tejkaluar edhe këtë shprehje!

Kështu, Shkodra, që deri dje flinte e zgjohej me futbollin, sot është Shkodra e partisë dhe kur të mos kenë më punë partia, stadiumi do t'i kthehet tifozëve dhe ekipit.

3 Gusht 2025, 15:00 Nga DOSJA

"Me ken shkodran tana i ban"... por këto që ndodhin me

SHKODER - Pas koncertit të Bujar Qamilit, Bashkisë së Shkodrës i vjen sërish në ndihmë futbollit, Vllaznisë. Duhet të ishte e kundërta në fakt, megjithatë duket se gjërat nuk kanë lidhje as me profesionalizmin, as me çështje madhore, por shfrytëzime cinike dhe të vogla për një qëllim të vetëm, se në qytet "komandanti" është një, Bashkia dhe bën si të dojë e kur të dojë.

Kështu mesditën e djeshme, i vetmi korridor i lëvizshëm që përdoret në stadiumin "Loro Boriçi", prej nga koha kur u rinovua 9 vjet më parë, se Bashkia deri dje dhe sot nuk ka patur para për të blerë një të ri, u mor dhe u nxorr jashtë stadiumit për një aktivitet tjetër të Bashkisë pa lidhje me futbollin dhe Vllazninë.

Ashtu, si edhe zona VIP dhe e kateringut te stadiumi, duket qartë nga kjo video që ka humbur efektin që duhet të ketë si ambient, por me sa duket e kanë kthyer në "strofullën" e mbledhjeve të partisë dhe aktiviteteve te saj.

Kjo nuk e dëmton vërtetë klubin, në këto momente se aktivitetet europiane e detyruan t’i luajë në Elbasan, por si për të nxjerrë kokëfortësinë, e treguar se kush komandon, çudirat nuk paskan fund.

Keshtu, Shkodra, që deri dje flinte e zgjohej me futbollin, sot është Shkodra e partisë dhe kur të mos kenë më punë partia, stadiumi do t'i kthehet tifozëve dhe ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Gusht 2025, 14:00

Mastantuono: Dita 1 në Madrid!...

SPANJE - Fluturimi që mbante Franco Mastantuonono nga Buenos Airesi, u ul në Madrid në orën 14:00. Mes zhurmës dh...