Sport

VIDEO/ Mesfushori kuqezi Julian Shehu “show” në Poloni, VAR-i i heq golin!...

Në këtë sezon të ri, 26-vjeçari shqiptar Julian Shehu ka kontribuar deri tani me 1 gol dhe 1 asist në 3 ndeshje, duke realizuar paraqitje mbresëlënëse.

3 Gusht 2025, 08:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Mesfushori kuqezi Julian Shehu “show” në Poloni, VAR-i i
Mesfushori shqiptar Widzew Lodz (majtas) me autorin e golit të parë Bergier

POLONI - Në java e 3-të e Ekstraklasa në Poloni janë përballur Widzew Lodz dhe GKS Katowice. Regjisor ishte i “zakonshmi” Julian Shehu.

Mesfushori shqiptar dha asistin në minutën e 18-të dhe Bergier përfundon aksionin me topin në rrjetë. Por ndeshja sapo kishte nisur.

Në startin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 47-të ishte vetë Shehu ai i cili dyfishoi shifrat për skuadrën e Widzev. Por rishikimi i pamjeve nga VAR, konstatoi një prekje të topit me dorë nga mesfushori, duke i anuluar golin.


Gjithsesi, skuadra e tij ia doli të shënonte edhe dy gola të tjerë deri në fundin e ndeshjes, duke siguruar një fitore 3-0, që e ktheu përsëri në grupin e skuadrave të kreut në kampionatin polak.

Në këtë sezon të ri, 26-vjeçari shqiptar Julian Shehu ka kontribuar deri tani me 1 gol dhe 1 asist në 3 ndeshje, duke realizuar paraqitje mbresëlënëse. Ai ka fitur edhe “simpatinë” e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, teksa është aktivizuar në 3 ndeshje, të vlerësuara për nivelin e lojës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll