Bota

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 5.9 godet Meksikën, të paktën një person mbetet i plagosur nga rrënojat e ndërtesave

Guvernatori i Oaxacas konfirmoi se protokollet e emergjencës janë aktivizuar për të vlerësuar dëmet.

3 Gusht 2025, 07:21 Nga r.ll
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 5.9 godet Meksikën, të
pamje nga meksika

MEKSIKË- Një tërmet me magnitudë 5.9, me epiqendër pranë Tlacolula, tronditi disa zona në Meksikën jugore më 2 gusht, duke lënë të paktën një person të plagosur në qendrën historike të qytetit Oaxacas.

Tërmeti ra në orën 11:58 të paradites me orën lokale dhe u ndje në të paktën 22 qytete në shtet, si dhe në pjesë të Guerrero, Chiapas dhe Mexico City. Të paktën një person u plagos kur rrënojat ranë nga një ndërtesë në zonën turistike të qytetit jugor të Meksikës.

Fillimisht, Shërbimi Kombëtar Sizmologjik raportoi një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter. Megjithatë, disa minuta më vonë, e rishikoi magnitudën në 5.9. Epiqendra ndodhej 13 kilometra në lindje të Tlacolula, në një thellësi prej 74 kilometrash.

Guvernatori i Oaxacas, Salomon Jara Cruz, konfirmoi në mediat sociale se protokollet e emergjencës janë aktivizuar përmes Koordinimit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Rrezikut për të verifikuar dëmet dhe për të mbrojtur popullsinë. "Ne po vazhdojmë të vlerësojmë dëmet", tha ai.

Pavarësisht magnitudës së tërmetit, nuk u aktivizuan alarme sizmike në altoparlantët publikë në Mexico City, pasi dridhja nuk i tejkaloi kufijtë e përcaktuar për këtë masë paraprake.

termet ne meksike

Sondazh

Poll