Bota

"Oh Kanada", Trump: Vendimi për të njohur shtetin e Palestinës do ta bëjë shumë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje tregtare!

Kryeministri kanadez, Mark Carney njoftoi dje se vendi i tij synon të njohë një shtet palestinez në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

31 Korrik 2025, 08:53 Nga N.F
"Oh Kanada", Trump: Vendimi për të njohur shtetin e
Foto

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka reaguar në lidhje me njohjen  e shtetit të Palestinës nga Kanadaja. Trump shkruan se kjo do ta vështirësojë marrëveshjen tregtare me ta.

"Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë e Palestinës. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!" shkruan ai.

Kryeministri kanadez, Mark Carney njoftoi dje se vendi i tij synon të njohë një shtet palestinez në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai tha se njohja e shtetësisë palestineze do të bëhet bashkë me përkushtimet e palës tjetër që të reformohet dhe të çmilitarizojë territorin.

Carney shtoi se ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me vendimin e marrë. Deklarata e kryeministrit kanadez erdhi pasi Franca dhe Britania e Madhe shprehën përkrahjen ndaj Palestinës.

trump kanada palestine

Sondazh

Poll