Bota

Jubileu i Rinisë, Papa Leo XIV: Britma jonë duhet të jetë për paqe botërore, të jeni një mesazh shprese

 Papa udhëtoi nëpër Via della Conciliazione me papamobile, për të përshëndetur sa më shumë të rinj.

29 Korrik 2025, 22:14 Nga M.B
Jubileu i Rinisë, Papa Leo XIV: Britma jonë duhet të jetë
Papa Leoni XIV

VATIKAN- Papa Leo XIV mbërriti sot në Sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur afërsisht 120,000 të rinjtë e pranishëm në Meshën mirëseardhëse për ngjarjen e Jubileut kushtuar atyre. Papa udhëtoi nëpër Via della Conciliazione me papamobile, për të përshëndetur sa më shumë të rinj. Ai iu drejtua sheshit, duke i ftuar të gjithë të bërtisnin: “Ne duam paqe”, një thirrje që të rinjtë e ndoqën më pas.

“Sot po fillojmë, në ditët në vijim do të keni mundësinë të jeni një forcë që mund të japë hirin e Zotit, të jeni një mesazh shprese, një dritë për qytetin e Romës, për Italinë dhe për të gjithë botën. Le të ecim së bashku me besimin tonë në Jezu Krishtin dhe britma jonë duhet të jetë gjithashtu për paqe në botë. Le të lutemi për paqen dhe të jemi dëshmitarë të paqes dhe të Jezu Krishtit, bartësit të pajtimit”, tha Papa.

papa leo xiv

Sondazh

Poll