Bota

Trump shkurtoi afatin, Peskov: E morëm parasysh deklaratën e tij! Rusia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të paqes për të zgjidhur konfliktin

Trump vendosi një afat të ri prej 10-12 ditësh që Rusia të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose do të përballet me pasoja.

29 Korrik 2025, 16:43 Nga N.F
Trump shkurtoi afatin, Peskov: E morëm parasysh deklaratën e tij!
Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai do të shkurtonte afatin që i kishte dhënë Moskës për të arritur një armëpushim në Ukrainë ose do të përballej me sanksione. Peskov është shprehur se e kanë marrë parasysh deklaratën e Trump.

"Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e Presidentit Trump dje. Operacioni special ushtarak vazhdon", tha Peskov. 

Sipas tij Rusia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të paqes për të zgjidhur konfliktin rreth Ukrainës dhe për të mbrojtur interesat e saj gjatë kësaj zgjidhjeje. Trump vendosi një afat të ri prej 10-12 ditësh që Rusia të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose do të përballet me pasoja. Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me presidentin Vladimir Putin për shkak të luftës më shumë se tre vjet e gjysmë të gjatë.

peskov trump lufta ukraine-rusi shba

Sondazh

Poll