Sport

Kolumbiani Luis Diaz ka mbërritur në Bavari për vizitat mjekësore…

Luis Diaz pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin gjerman, me opsionin e një viti tjetër, deri në vitin 2029 me mundësinë e zgjatjes së saj deri në vitin 2030.

29 Korrik 2025, 11:30 Nga DOSJA
Kolumbiani Luis Diaz ka mbërritur në Bavari për vizitat

GJERMANI - Bayern Munich e ka fituar betejën me Liverpoolin dhe për këtë duhet falënderuar edhe Hugo Ekitiké. Klubi bavarez, kampion i Gjermanisë, më në fund ka arritur një marrëveshje të plotë me Reds për të blerë Luis Diaz.

Sulmuesi 28-vjeçar kolumbian do t'i kushtojë Bayernit 75 milionë euro, sipas The Athletic, dhe do të trajnohet nga Vincent Kompany. 27-vjeçarit iu dha leje nga turneu aziatik i Liverpoolit për të udhëtuar dhe për t'iu nënshtruar testeve të nevojshme mjekësore, përpara se të nënshkruante një kontratë me Bayern Munich.

Sipas SportBild, ekzaminimet mjekësore filluan këtë mëngjes në Mynih në selinë e klubit gjerman.

Luis Diaz pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin gjerman, me opsionin e një viti tjetër, deri në vitin 2029 me mundësinë e zgjatjes së saj deri në vitin 2030. Duke marrë parasysh këtë marrëveshje, shitjet totale që kur Richard Hughes u bë drejtor sportiv i Liverpoolit arrijnë në rreth 190 milionë £.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll