Bota

Nga fituesit e konkurseve të videolojrave te marrja e krediteve shtesë në shkollë, si Rusia përzgjedh dhe shpërblen fëmijët e talentuar për të projektuar dhe testuar dronët e luftës

Hetimi zbuloi se rruga fillon me një lojë video të quajtur Berloga, e lançuar në vitin 2022, në të cilën “arinjtë inteligjentë” duhet të mbrohen nga tufat e bletëve, ndonjëherë duke përdorur dronë për t’i sprapsur ato.

22 Korrik 2025, 18:03 Nga N.F
Nga fituesit e konkurseve të videolojrave te marrja e krediteve shtesë
Foto

RUSI- Autoritetet ruse kanë përfshirë sistematikisht fëmijët në projektimin dhe testimin e dronëve për luftën e vendit në Ukrainë përmes konkurseve kombëtare për videolojëra. Pas përzgjedhjes së të rinjve më të talentuar ata përfundojnë në kompanitë e mbrojtjes për të ndihmuar në projektimin e drobëve.

Zbulimet e fundit tregojnë se sa shumë udhëheqësit e Rusisë po i tërheqin të rinjtë e vendit në përpjekjet e luftës në Ukrainë, me arsimin “patriotik” dhe militarizuar që shpesh shndërrohet në pjesëmarrje të plotë, shkruan The Guardian.

"Fëmijët janë të përfshirë në mënyrë aktive në modelimin e komponentëve të sistemeve për dronë të ndryshëm," i tha një gazetari një nga adoleshentët e përfshirë.

"Unë njoh të paktën disa njerëz që modelonin komponentë të UAV-ve [mjeteve ajrore pa pilot] për ndërmarrje të mëdha," shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë thirrje Rusisë të rrisë prodhimin e dronëve, të cilët janë bërë gjithnjë e më shumë një pjesë kyçe e luftës për Rusinë dhe Ukrainën. Por beteja e dronëve në vijën e frontit po ndryshon vazhdimisht, ndërsa të dyja palët zbulojnë teknologji të reja për t'u mundësuar dronëve të fluturojnë më tej dhe të shmangin sistemet elektronike të bllokimit, dhe Rusia po kërkon talentet më të zgjuara të teknologjisë midis të rinjve të saj për të ndihmuar në këtë përpjekje.

Hetimi zbuloi se rruga fillon me një lojë video të quajtur Berloga, e lançuar në vitin 2022, në të cilën “arinjtë inteligjentë” duhet të mbrohen nga tufat e bletëve, ndonjëherë duke përdorur dronë për t’i sprapsur ato. Suksesi në lojë, e cila luhet nga qindra mijëra rusë të rinj, mund të çojë në kredite shtesë në provime në fund të shkollës së mesme.

Lojtarët më të suksesshëm kalojnë në gara më të avancuara, siç është një i quajtur Sfidat e Mëdha, i cili kërkon nxënës premtues të shkollave që të kërkohen nga kompanitë ruse, shumë prej të cilave janë nën sanksione ndërkombëtare për rolet e tyre në industrinë ruse të mbrojtjes.

lufta ukraine-rusi drone

Sondazh

Poll