Sport

Vllaznia shet “xhevahirin” e saj, Kevin Dodaj ikën nga Shkodra për 450 mijë euro!...

Raportohet se Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofjes. Talenti shkodran do t’i mungojë Vllaznisë në ndeshjet e turit të dytë të Conference League

21 Korrik 2025, 09:30 Nga DOSJA

Vllaznia shet “xhevahirin” e saj, Kevin Dodaj ikën nga Shkodra

SHKODER - Ajo çka përflitej në Shkodër ndodhi. Personazhin kryesor i Vllaznisë në sfidën ndaj Daugavpils, Kevin Dodaj, talenti më i mirë i kampionatit shqiptar, tashmë është larguar nga Vllaznia.

19- vjeçari do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e Vllaznisë në duelet e turit të dytë, ku tashmë shkodranët do të jenë përballë islandezëve të Vikingur, një duel akoma më i vështirë dhe i fortë për kuqeblutë.

Raportohet se Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofjes. Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur akordin, ndërsa shifra e përfituar do të kapë një total prej 450 mijë eurosh, ndërkohë që klubi shkodran do të ruajë edhe 15% të kartonit në këtë rast.

19-vjeçari i talentuar spikati vetëm një vit me Vllazninë. Në total, me ekipin e pare ai ka bërë 55 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll