Sport

VIDEO / Edhe në miqësore futbolli shqiptar ndahet me grushta!

Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit (2-2) në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.

19 Korrik 2025, 21:44 Nga DOSJA
VIDEO / Edhe në miqësore futbolli shqiptar ndahet me grushta!

ELBASAN - Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit (2-2) në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.

Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke sulmuar futbollistët e ekipit mik.

Pas disa minutash kaosi, mes fyerjeve dhe gjuajtjeve me objekte nga tribunat, lojtarët e Pogradecit ia kanë dalë të futen në dhomat e zhveshjeve, duke i dhënë fund kësaj situatë aspak të këndshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll