Bota

Tarifat e Trump, Komisioneri evropian i Tregtisë: BE dhe SHBA afër një marrëveshjeje të mirë tregtare

Ai shtoi se tarifat prej 30 % që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar t'i vendosë BE-së praktikisht do të zhduknin tregtinë.

14 Korrik 2025, 10:03 Nga N.F
Tarifat e Trump, Komisioneri evropian i Tregtisë: BE dhe SHBA afër
Maros Sefcovic

SHBA- Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic u shpreh se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë afër një rezultati të dobishëm për të dyja palët në bisedimet e tyre tregtare.

"Ndjesia jonë është se jemi shumë afër një marrëveshjeje", tha Sefcovic para një takimi të ministrave të tregtisë së BE-së në Bruksel 

Ai shtoi se tarifat prej 30 % që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar t'i vendosë BE-së praktikisht do të zhduknin tregtinë. Dëshira e Bashkimit Evropian për një marrëveshje me SHBA-në u përsërit të mërkurën nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, një ditë pasi Donald Trump njoftoi se një tarifë prej 30% mbi eksportet evropiane do të vendoset nga 1 gushti.

Ursula von der Leyen tha se Brukseli po i zgjat kundërmasat deri në fillim të gushtit, ndërsa moratoriumi i BE-së për hakmarrje ishte planifikuar të skadonte të hënën ose të martën.Sidoqoftë, ajo përsëriti se Evropa dëshiron një zgjidhje të negociuar me Shtetet e Bashkuara për tregtinë.

tarifat e trump be shba

Sondazh

Poll