Sport

VIDEO/ Di Maria në fushë për Central, 18 vjet më vonë: Fideo debuton me gol…

Dhe ylli argjentinas shkëlqeu… Në minutën e 78-të ai shënoi golin e pare nga pika e penalltisë, ndërkohë që pas 11 minutash u desh të zëvendësohej pasi u dëmtua...

13 Korrik 2025, 09:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Di Maria në fushë për Central, 18 vjet më vonë:

ARGJENTINE - Angel Di Maria ishte titullar me Rosario Central, në atë që do të jetë ndeshja e tij debutuese me fanelën e ekipit tij të dashur.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Benficës u lançua menjëherë nga trajneri Ariel Holan për ndeshjen e ligës kundër Godoy Cruz, java e parë e Turneut Clausura.

Di Maria, menjëherë titullar dhe kapiten, u dekorua para fillimit të ndeshjes nga presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Chiqui Tapia, me një pllakë në përkujtim të këtij rikthimi historik në Rosario Central.

Dhe ylli argjentinas shkëlqeu në debutimin e tij… Në minutën e 78-të ai shënoi golin e pare nga pika e penalltisë, ndërkohë që pas 11 minutash u desh të zëvendësohej pasi u dëmtua. Në kohën shtesë (90’+5) skuadra e Godoy Cruzit barazoi në 1-1.

Nuk ka praktikisht asnjë ditë pushim për Fideon, i sapoardhur nga Kupa e Botës për Klube që përfundoi më 28 qershor me Benficën, në raundin e 16-tave kundër Chelseat.

Ndeshja e fundit e Angel Di Marias për Central ishte 18 vjet më parë, në Santa Fe kundër Colon, një humbje 3-1 ku organizatori i lojës shënoi golin e vetëm për klubin nga Rosario.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll