Miliarderi francez nën hetim për financim të paligjshëm të partisë së Le Pen
Marine Le Pen FRANCË- Një miliarder francez është marrë në pyetje nga autoritetet si pjesë e një hetimi mbi pa...
Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e të dhënave "për t’i parandaluar pasojat e paparashikueshme, siç janë fshirja e bazave të të dhënave ose bllokimi i të dhënave nga hakerët dhe shantazhi i mëvonshëm".
SERBI- Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore.
Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e të dhënave "për t’i parandaluar pasojat e paparashikueshme, siç janë fshirja e bazave të të dhënave ose bllokimi i të dhënave nga hakerët dhe shantazhi i mëvonshëm".
“Kjo është masë parandaluese për shkak të rritjes së rrezikut të aktiviteteve dashakeqe brenda të gjithë infrastrukturës gjyqësore që lidh të gjitha sistemet gjyqësore dhe shtetërore”, thuhet në komunikatë.
Ministria shtoi se do t’i njoftojë përdoruesit e sistemit për rifillimin e punës pasi të jetë stabilizuar sistemi.
Ky është “një sulm i qartë ndaj gjyqësorit serb", sipas Ministrisë, e cila shprehu shqetësimin se sulmet ndaj bazave të të dhënave gjyqësore "mund të lidhen me gjendjen e tanishme politike në vend dhe format e luftës hibride".
Në Serbi, bllokada të trafikut dhe kryqëzimeve janë organizuar prej ditësh, duke kërkuar, ndër të tjera, zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Bllokimi i rrugëve filloi pasi studentët protestues kanë bërë thirrje për "mosbindje civile" pas një proteste në Beograd më 28 qershor.
Protestat disamujore të udhëhequra nga studentët në Serbi filluan fillimisht pasi shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz më 1 nëntor.
Autoritetet në Serbi i kundërshtojnë këto protesta, duke i quajtur ato një përpjekje për një "revolucion me ngjyra".
Ka pasur raste të sulmeve të hakerëve ndaj institucioneve shtetërore në Serbi në vitet e mëparshme.
Në dhjetor 2023, kompania energjetike e Serbisë, Elektroprivreda Srbije, ishte shënjestër e një sulmi dhe shantazhi nga një grup hakerësh që pretendonte se kishte vjedhur një pjesë të madhe të të dhënave private të kompanisë.
Një sulm hakerësh u raportua gjithashtu nga Autoriteti Gjeodezik i Republikës (RGZ) në qershor 2022, kur i gjithë sistemi i këtij autoriteti, përmes të cilit kryhen blerjet dhe shitjet dhe transaksionet e tjera që lidhen me pasuritë e paluajtshme, u bllokua./REL
Marine Le Pen FRANCË- Një miliarder francez është marrë në pyetje nga autoritetet si pjesë e një hetimi mbi pa...
te akuzuarit SHBA- Aleatët aktivistë po mbledhin fonde për 10 anëtarët e dyshuar të një celule të Antifë...
foto ilustruese GAZA- Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në raj...
pamje nga tragjedia ITALI- Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video A...
DASH SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zy...
Narges Mohammadi Komiteti Norvegjez i Nobelit është shprehur i “alarmuar” për Narges Mohammadin, fituesen e Çmimit Nobel ...
foto ilustruese GAZA- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 ...
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 10 korrik se Shtetet e Bashkuara janë duke d&eu...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fu...