Sport

Bellingham arrin 100 ndeshje me Realin: një e ardhme e ndritur si lider…

“Të luaj 100 herë me këtë fanelë është një ëndërr e bërë realitet", tha ai për Real Madrid TV.

10 Korrik 2025, 10:00 Nga DOSJA

Bellingham arrin 100 ndeshje me Realin: një e ardhme e ndritur si

SHBA - Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain do të jetë një ndeshje e veçantë për Jude Bellingham.

Vetëm 22 vjeç, mesfushori anglez do të arrijë rekordin e 100 ndeshjeve për Real Madridin, një arritje mbresëlënëse duke pasur parasysh se ai e arriti këtë ‘rekord’ vetëm pas dy sezonesh, teksa ka mbërritur në Madrid në verën e vitit 2023.

Debutimi i tij ishte një ëndërr: një gol kundër Athletic në San Mamés në një fitore 2-0. Që atëherë, Bellingham ka vazhduar të mahnitë turmën e Madridit me performanca të nivelit të lartë, duke shënuar 38 gola dhe duke fituar katër tituj: Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale.

Talenti anglez menjëherë e vendosi veten si një lojtar kyç në ekipin e Los Blancos, falë kryesisht shkathtësisë së tij: si mesfushor, mesfushor sulmues ose organizator i avancuar, ai ka luajtur role të shumta nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Tani, me Xabi Alonson në stol, ish-lojtari i Borussia Dortmund shpreson të konsolidojë pozicionin e tij nën regjimin e ri të trajnerëve dhe të rritet më tej.

"Çdo ndeshje është një mundësi e re për të mësuar. Më pëlqen të përshtatem me role të ndryshme dhe të ndihmoj ekipin aty ku është e nevojshme. Të luaj 100 herë me këtë fanelë është një ëndërr e bërë realitet", tha ai për Real Madrid TV.

Kupa e Botës për Klube është gjithashtu ndeshja e tij e fundit para operacionit në shpatullën e majtë, i planifikuar për në korrik. Ai pritet të kthehet në tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Korrik 2025, 17:54

Henderson vendos të largohet nga Ajax...

ANGLI - Jordan Henderson (Sunderland, 1990) largohet nga Ajax. Mesfushori 35-vjeçar anglez udhëtoi për në Zeist për t'u th&eum...