Sport

UEFA revolucionarizon kupat e saj: avantazhi i ndeshjes së shtëpisë mund ‘të vidhet’...

Rregulli vlen edhe për Champions League, Europa League, Conferenca League dhe Chamjpions League të Femrave.

9 Korrik 2025, 17:32 Nga DOSJA

UEFA revolucionarizon kupat e saj: avantazhi i ndeshjes së

ZVICER - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka prezantuar një ndryshim të rëndësishëm për këtë sezon në garat kryesore evropiane: Champions League, Europa League, Conferenca League dhe Champions League të Femrave.

Me formatin e ri të zbatuar sezonin e kaluar, ekipet e renditura nga vendi 1 deri në 8 në fazën së grupeve, kishin të garantuar vetëm avantazhin e fushës së shtëpisë në ndeshjen e dytë të raundit të 16-shes. Nëse do të avanconin në raundin tjetër, ato do të humbisnin avantazhin e tyre në shtëpi, i cili përcaktohej rastësisht me short.

Kjo nuk do të jetë më kështu. Komiteti Ekzekutiv vendosi t'u caktojë skuadrave kryesore (të renditura, në letër, nga vendi i 1-rë deri në të 4-tin në fazën e grupeve) ndeshjen e dytë të çerekfinaleve në shtëpi. Gjithashtu, u sigurua që të njëjtat skuadra kryesore - të renditura më parë në vendin e 1-rë dhe të 2-të në fazën e grupeve - do të luajnë ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve në shtëpi. 

Qëllimi është t'i jepet më shumë rëndësi pozicionit përfundimtar në fazën e grupeve. Megjithatë, ka një pengesë: avantazhi i fushës vendase mund të vidhet. Nëse një ekip i renditur eliminohet nga raundi i 16-të ose më lart, ato ekipe që përfunduan më poshtë se vendi i tetë në fazën e grupeve automatikisht marrin renditjen e tyre.

Një shembull praktik nga Champions League e sezonit të kaluar e bën më të lehtë për t’u kuptuar. Duke u eliminuar Liverpooli, i cili përfundoi i pari në ndeshjet në grup, në raundin e 16-tave, Paris Saint-Germain do të kishte siguruar vendin e tij si i pari dhe do të kishte luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi për pjesën e mbetur të turneut. Një renditje që, nëse eliminohesh, do t’i kishe kaluar ekipin që kishe eliminuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll