Sport

Animacioni tronditës i artistit iranian për vdekjen e Jotës që u bë viral – Video

Animatori iranian krijoi një mini-film që përshkruan gruan, fëmijët dhe shokët e ekipit të Jotës duke i dhënë lamtumirën në udhëtimin e tij drejt parajsës.

4 Korrik 2025, 00:20 Nga DOSJA
Animacioni tronditës i artistit iranian për vdekjen e Jotës

ANGLI - E gjithë bota e futbollit nuk po mund ta pranojë humbjen e dhimbshme të futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në moshën 28 ​​vjeçare, pas një aksidenti me makinë që pati me vëllain e tij në provincën e Zamorës në Spanjë. 

Karikaturisti iranian i futbollit, Hamid Sahari, ka realizuar një video të shkurtër animacioni në nder të lojtarit portugez të Liverpoolit, me protagoniste gruan e tij, Rute Cardoso, tre fëmijët e tij, shokët e ekipit të Liverpoolit, Van Dijk dhe Salah, partnerin e tij në vijën sulmuese të përfaqësueses portugeze, Cristiano Ronaldo, si dhe trajnerët e tij të Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe Arne Slot. 

Videoja tregon miqtë e tij të futbollit duke e parë atë me lot në sy duke ecur drejt portave të parajsës, ndërsa skena më pas tregon gruan dhe tre fëmijët e tij duke i thënë lamtumirë, ndërsa të qarat e foshnjës së tyre vetëm disa muajshe ua thyejnë zemrat shikuesve. 

Në kuadrin e fundit, Jota dhe vëllai i tij Andre i thonë lamtumirë botës së tyre të futbollit dhe zhduken në re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hamid Sahari (@hamidsahari)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll