Bota

"Trump dëshiron të tërheqë vëmendjen, e bëri edhe me mua!" Rrëfehet Merkel: Shpërtheva në lot për krizën në Greqi! Në G20 më trajtuan si një kal të sëmurë

Në një kontekst personal, ajo foli për “periudhën e madhe” prej 16 vitesh në kancelari dhe për jetën pas politikës.

2 Korrik 2025, 21:57 Nga M.B

 

"Trump dëshiron të tërheqë vëmendjen, e bëri
Foto nga intervista

GJERMANIA- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel iu referua një momenti të fortë personal nga një samit i G20 gjatë diskutimit të saj me drejtorin e medias greke "Kathimerini", Alexis Papachelas në Fondacionin Stavros Niarchos, në sfondin e ngjarjeve që shënuan krizën e borxhit grek. Ndër të tjera, ajo u pyet për rolin e Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama.

"Obama nuk e njihte mirë pjesën ligjore, objektivat e BQE-së. Rezerva Federale e SHBA-së ka përgjegjësi të tjera. Obama nuk i dinte të gjitha, në një moment shpërtheva në lot, më ishte bërë presion. Ai donte që ne t'i thoshim BQE-së të ofronte më shumë likuiditet. Këshilltarët e mi më thanë se nuk mund ta bëja një gjë të tillë, nuk do të pranohej as nga gjykatat gjermane, dhe unë ia kisha thënë këtë Obamës", tha Merkel.

Ish-kancelarja gjermane foli edhe në lidhje me një moment në G20 ku thotë se e trajtuan si një kal të sëmurë. 

“Më trajtuan si një kal të sëmurë. Vazhdimisht kisha ndjesinë se isha pak e ngadaltë sepse nuk mund ta kuptoja se çfarë po më thuhej”, tha ajo.

Lidhur me marrëdhënien e saj me Vladimir Putinin, ajo tregoi një incident personal kur Kremlini, pavarësisht se e dinte frikën e saj nga qentë, e priti me një qen gjigant.

“Putin ka idenë që Rusia duhet të ndikojë në Ukrainë dhe Bjellorusi. Por këto janë shtete sovrane. Për të, rënia e BRSS ishte fatkeqësia më e madhe. Për mua, gëzimi më i madh", tha Merkel.

Duke komentuar mbi marrëdhëniet me SHBA-në, ajo tha se e respektonte votën për Trump.

“Trump dëshiron të bëjë një marrëveshje. Ai dëshiron të tërheqë vëmendjen. Madje e bëri edhe me mua nuk më shtrëngoi dorën në Zyrën Ovale”, tha ajo.

Në një kontekst personal, ajo foli për “periudhën e madhe” prej 16 vitesh në kancelari dhe për jetën pas politikës.

“Tani shkoj në teatër, shëtis nëpër pronën time të vogël në Berlin, takoj miq. Jam mirënjohëse për largimin, ishte e drejtë që të tjerët të merrnin përgjegjësi”, tha Merkel.

angela merkel

Sondazh

Poll