Bota

FOTO+VIDEO/ Serbët hedhin kova me pleh jashtë zyrave të partisë së Vuçiç, protestat vijojnë në gjithë vendin

Plehu ishte shpërndarë përpara hyrjes së ndërtesës dhe muret e xhamat e zyrës. Ky veprim vjen një ditë pasi zyrat e SNS në Novi Sad u ballafaquan me një tjetër revoltë nga qytetarët.

2 Korrik 2025, 09:46 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Serbët hedhin kova me pleh jashtë zyrave të
Beograd

SERBI- Protestuesit serbë kanë vijuar me revoltën dhe protestën e tyre ndërsa kësaj herë kanë vënë në shënjestër zyrat e Partisë Progresive Serbe, SNS në Vozhdovac të Beogradit. Nga pamjet e publikuara në zyrat e SNS janë hedhur kova me pleh.

Plehu ishte shpërndarë përpara hyrjes së ndërtesës dhe muret e xhamat e zyrës. Ky veprim vjen një ditë pasi zyrat e SNS në Novi Sad u ballafaquan me një tjetër revoltë nga qytetarët. Pas vendimit të të ndërmarrjes komunale Cistoca për të hequr kontejnerët e mbeturinave, banorët vendosën t’i hidhnin mbeturinat aty ku mendonin se u përkisnin pikërisht para zyrave të partisë në pushtet. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SERBIA LIVE - BEOGRAD (@serbialive_beograd)

Protestat dhe bllokadat në Serbi vazhdojnë. Studentë dhe qytetarë në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera po dalin çdo ditë në rrugë, duke kërkuar llogaridhënie dhe fundin e regjimit autoritar të presientit serb, Aleksandar Vuçiç. 

protesta ne serbi sns

Sondazh

Poll