Bota

"Martesë 'me bekimin' e Putin!" Djali 17-vjeçar të liderit çeçen zhvillon dasmën luksoze, nga ora 2.5 mln euro te shtënat me armë, ja çfarë raportohet

Sipas Fondacionit Kundër Korrupsionit, Adam ka përdorur një model të rrallë “STRONGER THAN THE 1980s” Mercedes-Benz G-Class, nga të cilët janë prodhuar vetëm 460 njësi dhe kushton rreth 160 mijë euro. 

30 Qershor 2025, 22:15 Nga M.B
"Martesë 'me bekimin' e Putin!" Djali 17-vjeçar
Adam Kadyrovi

ÇEÇENIA- Dasma luksoze dhe festimet e Adam Kadyrovit, djalit 17-vjeçar të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov kanë bërë xhiron e rrjetit ndëkombëtarisht. Gjatë ceremonisë, Adam Kadyrov ka shtënë me armë në ajër ndërsa drejtonte një makinë të rrallë Mercedes-Benz G-Class.

Sipas Fondacionit Kundër Korrupsionit, Adam ka përdorur një model të rrallë “STRONGER THAN THE 1980s” Mercedes-Benz G-Class, nga të cilët janë prodhuar vetëm 460 njësi dhe kushton rreth 160 mijë euro. Gjithashtu gjatë dasmës ai ka mbajtur një orë të markës Jacob&Co, model Billionaire Ashoka, e mbuluar me diamante, me një vlerë që varion nga 2.5 milionë deri në 17 milionë euro, sipas përshkrimeve të publikuara nga FBK.

Ceremonia u zhvillua të shtunën dhe të dielën, ndërsa martesa zyrtare ishte planifikuar për të premten. Nusja quhet Medni dhe është vajza e senatorit çeçen Suleyman Geremeyev. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka përcjellë urimet e tij personale për martesën e Adamit. Sipas Ministrit çeçen për Politikën Kombëtare, Akmed Dudaev, Putin është takuar me të riun në Kremlin, duke e cilësuar si një shenjë të respektit të thellë për familjen Kadyrov. 

adam kadyrovi

Sondazh

Poll