Bota

E rëndë në Turqi/ Ngeli shtatzënë nga përdhunimi, ish i fejuari qëllon për vdekje 18-vjeçaren, vihet në pranga autori: Nuk pendohem!

Sameti e telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.

27 Qershor 2025, 17:39 Nga N.F
E rëndë në Turqi/ Ngeli shtatzënë nga përdhunimi,
Viktima

TURQI- Një grua 18-vjeçare shtatzënë u vra nga i fejuari i saj në Stamboll. Vajza ishte abuzuar seksualisht para fejesës nga një koleg i saj dhe kishte mbetur shtatzënë. 18-vjeçarja Oya Budak ishte 5.5 muajshe shtatzënë kur u qëllua me armë zjarri nga i fejuari.

Oya ishte e fejuar me Sametin dhe kur 19-vjeçari u informua për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën. Sameti e telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.

19-vjeçari iku me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan përleshjen njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.

Policia kontrolloi zonën më të gjerë dhe arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Ogian u arrestua dhe u dërgua në burg.  Autori i vrasjes u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Ogian, ai u përgjigj "Nuk pendohem, largohu!". 

Gjyshi i Oyas, Orhan Budak , tha se mbesa e tij ishte abuzuar seksualisht nga një koleg dhe se familja mësoi për shtatzëninë pas fejesës. Ai tha se Oya e informoi se do të takohej me Sametin.

vrasje ne turqi oya budak

Sondazh

Poll