Sport

Formula 1/ Vettel kthehet te Red Bull? Gati për të marrë trashëgiminë e Helmut Markos....

Ish-piloti gjerman mund të zërë vendin e menaxherit austriak, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026.

27 Qershor 2025, 15:30 Nga DOSJA
Formula 1/ Vettel kthehet te Red Bull? Gati për të marrë

AUSTRI - Sebastian Vettel dhe Red Bull mund të kryqëzohen përsëri dymbëdhjetë vjet pas lamtumirës së tij. Ish-piloti gjerman mund të zërë vendin e Helmut Markos duke filluar nga viti 2026 si konsulent i sporteve motorike për kompaninë austriake. 

Kontrata e menaxherit të Gracit skadon në fund të vitit, prandaj kompania e njohur e pijeve energjike mund të përqendrohet te Vettel, i cili fitoi katër tituj botërorë në Formula 1 me Red Bull.

"Jemi në kontakt, gjithashtu për këtë temë. Ndoshta nuk është ende aq intensive, ose e thelluar sa ta bëjë vërtet konkrete, por hapat e parë duket se janë ndërmarrë", shpjegoi Vettel në një intervistë me Sport am Sonntag, duke vazhduar deklaratat e Markos prillin e kaluar, i cili e kishte përcaktuar atë si pasardhësin ideal, pasi marrëdhënia e tij me Red Bull të përfundojë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll