Sport

Gianni Infantino siguron se "lojtarët e duan" Kupën e Botës për Klubet…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se lojtarët në Shtetet e Bashkuara mezi presin të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.

23 Qershor 2025, 11:00 Nga DOSJA
Gianni Infantino siguron se "lojtarët e duan" Kupën e

SHBA - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë dhënë për FIFA TV, është shprehur: "Mendoj se lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube e adhurojnë atë. Harry Kane, kapiteni i Anglisë, luajti të premten në Miami me Bayernin kundër Boca Juniors.

Ishte një ndeshje fantastike, tifozë të shkëlqyer dhe Harry Kane dha një intervistë në të cilën tha se ishte një garë fantastike dhe madhështore. Ata e adhurojnë. Ata që nuk janë këtu, sigurisht, do të donin shumë të ishin këtu," u shpreh Infantino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll