Sport

Koreja e Jugut heq “embargon” për portierë të huaj në K-League…

Ndalesa për portierë të huaj që luajnë në K-League, e cila u prezantua me krijimin e ligës koreane në vitin 1999, do të hiqet. Ata do të lejohen të luajnë në ligë duke filluar nga sezoni 2026.

21 Qershor 2025, 14:30 Nga DOSJA
Koreja e Jugut heq “embargon” për portierë të huaj

KOREJA E JUGUT - Do të ndryshohen rregullat në K-League sezonin e ardhshëm. Liga e Koresë së Jugut njoftoi këtë të premte se së shpejti do të heqë ndalimin për portierë të huaj.

Ndalimi kishte qenë në fuqi që nga viti 1999, viti kur u themelua liga profesionale në Korenë e Jugut, dhe do të hiqet duke filluar nga sezoni 2026. Kjo masë u vendos fillimisht për të mbrojtur lojtarët vendas kur Koreja e Jugut kishte vetëm dhjetë klube profesionale.

Vendi i ‘Qetësisë së Mëngjesit’ tani ka njëzet e gjashtë ekipe në dy divizionet e saj kryesore, mjaftueshëm për t'i shtyrë autoritetet lokale të heqin ndalimin. 

"Rritja e numrit të klubeve ofron mundësi të mjaftueshme loje për portierët vendas, edhe nëse lejohen portierët e huaj", shpjegoi bordi i drejtorëve të ligës në një deklaratë.

K-League po e rreshton veten kështu me ligat e tjera të mëdha aziatike si J-League (Japoni), Saudi Pro League (Arabia Saudite) ose CSL (Kinë), të cilat tashmë lejonin portierë të huaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll