Sport

Liverpool dhe Bayer Leverkusen dakort për transferimin e Wirtz, në tavolinë 136 milionë!

Florian Wirtz pritet të bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori. The Athletic raportoi të premten se Liverpool dhe Leverkusen kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e mesfushorit sulmues gjerman me vlerë 136.3 milionë euro (117.5 milionë euro + 18.8 milionë euro bonuse).

13 Qershor 2025, 18:12 Nga DOSJA
Liverpool dhe Bayer Leverkusen dakort për transferimin e Wirtz, në

ANGLI - Është transferimi i verës. Largimi i talentit të ri gjerman Florian Wirtz (22 vjeç) drejt Liverpoolit është gati të përfundojë sipas The Athletic.

Media raporton se javën e kaluar Reds paraqitën një ofertë prej 134 milionë eurosh, e cila që atëherë është rishikuar paksa lart, deri në 136.3 milionë euro dhe arritën një marrëveshje verbale me drejtuesit e Leverkusen, ku ai është nën kontratë deri në vitin 2027.

Megjithatë, ata nuk kishin ndërmend të pranonin atë që klubi gjerman kërkoi fillimisht, përkatësisht 150 milionë euro.

Lojtari që ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 45 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon pritet të nënshkruajë për një shumë rekord, dhe nëse aktivizohen bonuset, do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.

Wirtz do të bëhej transferimi i tretë më i madh në histori pas Neymar (për 222 milionë euro nga FC Barcelona te PSG në 2017) dhe Kylian Mbappé (180 milionë euro nga Monaco te PSG në 2018).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll