Sport

Alisson: "Ajo që është vërtet mbresëlënëse te Ancelotti është thjeshtësia e tij"

Portieri i Liverpoolit vlerëson ardhjen e trajnerit italian në ekipin kombëtar brazilian.

8 Qershor 2025, 16:00 Nga DOSJA
Alisson: "Ajo që është vërtet

BRAZIL - Nënshkrimi i Ancelottit për ekipin kombëtar brazilian ishte një sukses i vërtetë. 

Ish-trajneri i Real Madridit mblodhi valixhet dhe nisi një aventurë të re, që filloi zyrtarisht më 6 qershor kundër Ekuadorit. Ishte kohë e mjaftueshme që portieri titullar i Canarinhas, Alisson Becker, të vlerësonte ditët e tij të para me trajnerin italian.  

“Ardhja e tij ka qenë shumë e mirë. Ajo që më bën përshtypje është thjeshtësia e tij (e Ancelottit). Mënyra e tij e të folurit, puna e tij e përditshme, konkretisht të folurit për ndeshjen, edhe në stërvitje... Jam i goditur nga thjeshtësia me të cilën ai shpreh idetë e tij ”, tha Alisson. 

" Ai është objektiv, shumë i qartë në lidhje me idetë e tij, në lidhje me llojin e ekipit që dëshiron, dhe kjo ua bën më të lehtë lojtarëve ta kuptojnë. Ka shumë fjalë për Ancelottin, por dua të them gjithashtu se ai ka një staf trajnerësh shumë të mirë.

Ata kanë punuar shumë për të siguruar që seancat stërvitore të jenë intensive dhe të kenë objektiva shumë të qarta. Kjo gjithashtu e bën një trajner fitues", përfundoi portieri i Liverpoolit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll