Bota

Kaos në burgun e Xhenovës/ Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, plagosen dy oficerë policie (VIDEO)

Fillimisht protesta nisi prej disa të burgosurve, por më pas u hapën edhe qelitë e tjera, duke shkaktuar kaos dhe duke shkatërruar disa qeli. 

4 Qershor 2025, 21:54 Nga E. D
Kaos në burgun e Xhenovës/ Dhjetëra të burgosur dalin
pamje nga vendngjarja

ITALI- Rreth 200 të burgosur në burgun Marassi, në Xhenova të Italisë, nisën një trazirë pasditen e kësaj të mërkure. Sipas mediave italiane dhjetëra të burgosur kanë dalë nga qelitë e tyre dhe disa kanë arritur te barriera që i paraprin murit rrethues. Fillimisht protesta nisi prej disa të burgosurve, por më pas u hapën edhe qelitë e tjera, duke shkaktuar kaos dhe duke shkatërruar disa qeli. 

 

Disa të burgosur u ngjitën në çati dhe në shtegun e mureve përreth, por nuk mundën të kalonin më tej. Policia dhe karabinierët qëndronin jashtë, gati për të ndërhyrë në rast se situata do të degradonte. 100 oficerë u desh të ndërhynin për të shuar trazirat në burg që përfshinin rreth 200 të burgosur. Gjatë trazirave, stafi mjekësor i burgut u vendos në dhoma të sigurta jashtë mundësisë që të burgosurit t’i arrinin.

Trazirat shpërthyen kur një grup të burgosurish u rebeluan kundër oficerëve, duke shkaktuar kaos dhe duke marrë nën kontroll një seksion. Sipas disa raportimeve, pati edhe një përpjekje për arratisje. Disa të burgosur u ngjitën në çatinë e njërës prej ndërtesave të burgut, të kontrolluara nga policia e burgut. Siç raportojnë mediat vendase gjashtë të burgosur gjatë ditëve të fundit kanë përdhunuar një të burgosur tjetër, i cili mbrëmë u dërgua në spitalin e qytetit për trajtim.

itali burg

Sondazh

Poll