Bota

VIDEO/ Përmbytje masive në Australi, raportohet për tre viktima dhe një të zhdukur

Ndërkohë më shumë se 2,000 punonjës të shërbimeve të emergjencës po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, përfshirë njerëz që mbetën të bllokuar në çatitë e shtëpive gjatë natës.

23 Maj 2025, 16:50 Nga E. D
VIDEO/ Përmbytje masive në Australi, raportohet për tre viktima
foto ilustruese

AUSTRALI- Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër është zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Uellsin e Ri Jugor (NSW). Siç raporton BBC, më shumë se 50,000 njerëz janë paralajmëruar për evakuim nga përmbytjet.

Si pasojë e reshjeve rekord të shiut është shpalluar një katastrofë natyrore. Gjithashtu këto reshje janë më të mëdhatë përgjatë viteve të fundit, sipas Komisionerit të Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave.

Ndërkohë më shumë se 2,000 punonjës të shërbimeve të emergjencës po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, përfshirë njerëz që mbetën të bllokuar në çatitë e shtëpive gjatë natës.

"Jemi larg rrezikut", tha Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, duke u bërë thirrje banorëve për vëmendje ndaj emergjencës, pasi priten më shumë shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim.

Kërkime të ndara janë duke u zhvilluar për persona të zhdukur në Bregun e Mesëm Verior. Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, të cilat kanë lënë mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

 

permbytjet ne australi

Sondazh

Poll