Sport

Luka Modric i jep lamtumirën Realit: "Po largohem me gjithë zemër. Hala Madrid"

“Fituam gjithçka dhe isha shumë i lumtur. Shumë, shumë i lumtur. Por përtej titujve dhe fitoreve, mbaj në zemrën time dashurinë e të gjithë tifozëve të Madridit”.

23 Maj 2025, 11:00 Nga DOSJA
Luka Modric i jep lamtumirën Realit: "Po largohem me gjithë

SPANJE - "Të dashur tifozë të Madridit, momenti ka ardhur. Momenti që nuk doja kurrë të vinte, por ky është futbolli, dhe në jetë gjithçka ka një fillim dhe një fund... Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Santiago Bernabeu."

Me këto fjalë emocionuese, Luka Modric u komunikoi tifozëve të Real Madridit lamtumirën e tij stadiumit legjendar, që e pa atë si protagonist për dymbëdhjetë sezone të paharrueshme dhe klubit.

Kampioni kroat, i cili mbërriti në vitin 2012 me ëndrrën për të veshur fanelën e klubit më të mirë në botë, sigurisht që nuk mund ta kishte imagjinuar epikën e jashtëzakonshme që do të përjetonte me fanelën e bardhë.

"Të luaja për Real Madridin më ndryshoi jetën si lojtar dhe si person. Jam krenar që kam qenë pjesë e një prej epokave më të suksesshme të klubit më të mirë në histori", vazhdoi Modric, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për klubin, duke filluar nga Presidenti Florentino Pérez, shokët e tij të ekipit, trajnerët dhe të gjithë njerëzit që e mbështetën në këtë udhëtim të gjatë dhe të lavdishëm.

Historia e Modricit rikthehet pas viteve të emocioneve të papërshkrueshme: "Në këto vite kam përjetuar momente të pabesueshme, rikthime që dukeshin të pamundura, finale, festime dhe netë magjike në Bernabéu... Fituam gjithçka dhe isha shumë i lumtur. Shumë, shumë i lumtur. Por përtej titujve dhe fitoreve, mbaj në zemrën time dashurinë e të gjithë tifozëve të Madridit.

Vërtet nuk di si ta shpjegoj lidhjen e veçantë që kam me ju dhe sa shumë ndjeva dhe ndihem i mbështetur, i respektuar dhe i dashur. Nuk do ta harroj kurrë çdo duartrokitje dhe të gjitha gjestet e dashurisë që keni pasur ndaj meje."

Po largohem me zemër të plotë. Plot krenari, mirënjohje dhe kujtime të pashlyeshme. Edhe nëse, pas Kupës së Botës për Klube, nuk do ta vesh më këtë fanellë në fushë, do të jem gjithmonë një madrilen", siguroi Modric, duke e lënë derën hapur për një të ardhme në botën e Real Madridit. Do të shihemi përsëri. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Për jetë. Hala Madrid dhe Nada Más. Luka Modric".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll