Art&Argëtim

S’i vendosi emrin si regjisore tek klipi/ Romina Ruda sqaron të vërtetën e sherrit me Dren Abazin: Kam ngelur pa fjalë

22 Janar 2020, 19:28 Nga DOSJA
S’i vendosi emrin si regjisore tek klipi/ Romina Ruda sqaron të

TIRANË- Romina Ruda, në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” ka treguar më tepër mbi konfliktin me këngëtarin Dren Abazi.

Romina sqaron se me këngëtarin Abazi kanë realizuar klipin e tij ende të papublikuar por ky i fundit nuk denjoi të kreditonte punën e Rudës si regjisore.

“Unë bëra një punë, mund të kishte qenë Dreni, mund të kishte qenë kushdo tjetër. Nuk e kam aspak personale me Drenin, e kam me fenomenin kur ti punon dhe nuk vlerësohesh për këtë gjë… ky (mos)vlerësim mund të vijë me pagesë të cunguar, mohim pagesë që na ka ndodhur shumë prej nesh (regjisorë të pavarur) dhe me mungesë kreditesh… nëse ti ke vendosur të kreditosh të gjithë stafin që ka punuar dhe vendos të lesh jashtë regjisorin, dhe t’ja mohosh të drejtën, kjo për mua është e patolerueshme, kushdo që të jesh”, u shpreh Romina Ruda.

Kur u pyet nëse ka pasur kontakt të mëtejshëm, apo një reagim nga këngëtari, Romina tha se ai i kishte pohuar se nuk e kishte ditur se regjinë e kishte bërë ajo.

“Pati reagimet e tij shumë të luhatshme në kurba emocionale dhe të mendimit. E kuptoj që ai është ndjerë i sulmuar personalisht nga kjo gje… ajo që më tha është që nuk e dija që ti po bëje regjinë… kam ngelur pa tekst,”– e mbylli ajo. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dren abazi emisionin “vizioni i pasdites” romina ruda dren abazi emisionin “vizioni i pasdites” romina ruda

Sondazh

Poll