Bota

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën.

18 Maj 2025, 11:34 Nga M.B
FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës
Unaza

VATIKAN- Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin “Leo XIV” dhe stemën e papës të gdhendur në pjesën e brendshme.

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën. Mediat e huaja shkruajnë se kur unaza iu dorëzua Leos, ai dukej i prekur, duke e parë atë. 

Unaza njihet si Unaza Piskatore, ose Unaza e Peshkatarit dhe është pjesë e sendeve zyrtare të veshur nga Papa, i cili është pasardhësi i Shën Pjetrit. Të paktën që nga mesjeta, ka qenë tradicionale që besimtarët të takohen me Papën të tregojnë përkushtimin e tyre duke puthur unazën.

Ka shumë arsye pse unaza thyhet kur një Papë ndërron jetë. Ndër më të rëndësishmet është të sigurohet që ajo, si unazë vule, të mos përdoret në falsifikimin e dokumenteve. Prerja e unazës simbolizon gjithashtu përfundimin e autoritetit dhe mandatit të papës së ndjerë. Çdo unazë është unike për çdo papë dhe varroset me të.

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës

 

vatikan

Sondazh

Poll