Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet e Trumpit për propozimin për programin bërthamor
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t&rsq...
Njëkohësisht, në Suboticë, në veri të Serbisë, studentët po organizojnë një protestë disaorëshe. Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se në tubimin në Nish do të prezantohen disa anëtarë të Lëvizjes për popullin dhe shtetin, formimin e së cilës pushteti e kishte paralajmëruar më parë.
SERBI- Pushteti në krye me Partinë Progresive Serbe ka organizuar të shtunën një tubim në Nish, qytetin e tretë më të madh në juglindje të Serbisë. Në tubim pritet të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Njëkohësisht, në Suboticë, në veri të Serbisë, studentët po organizojnë një protestë disaorëshe. Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se në tubimin në Nish do të prezantohen disa anëtarë të Lëvizjes për popullin dhe shtetin, formimin e së cilës pushteti e kishte paralajmëruar më parë.
Është njoftuar gjithashtu se në tubim do të marrin pjesë edhe “disa miq nga jashtë”. Përkrahësit e tij në këtë tubim i ka ftuar edhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.
Tubimi në Sheshin e Mbretit Milan në Nish po mbahet megjithëse Komuna e Medijanës në Nish, e vetmja në të cilën SNS-ja nuk është në pushtet, një ditë më parë ka urdhëruar që të hiqet skena, pasi organizatori nuk ka dorëzuar dokumentacionin përkatës për leje.
Ndërkohë, një grup studentësh në Nish ka paralajmëruar se gjatë ditës do të organizojë protesta në disa lokacione, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në Sheshin e Mbretit Aleksandër, disa qindra metra larg nga tubimi i pushtetit.
Po të njëjtën ditë, studentët në Suboticë organizojnë protestë për, siç kanë bërë të ditur, “një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë”. Protesta me titullin “Në Suboticë jemi të gjithë” është njëra nga të shumtat që organizohen nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 po i mbajnë fakultetet në bllokadë, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe në Novi Sad.
Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e personave nga rrëzimi i strehimit në Stacionin Hekurudhor të sapo rinovuar në Novi Sad. Tragjedia ndodhi më 1 nëntor. Ata gjithashtu kërkojnë të ndiqen penalisht përgjegjësit për sulmet ndaj tyre dhe qytetarëve të tjerë gjatë protestave.
Pushteti, me në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur. Studentët dhe opinioni akademik e hedhin poshtë këtë si të pavërtetë./ REL
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t&rsq...
Foto ilustruese GJERMANI- Mëngjesin e 17 shkurtit 2024, një Airbus A321 i Lufthansa u nis nga Frankfurti me fluturimin LH1140 për në Se...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka shprehur edhe një herë bindjen e tij se lufta në Ukrainë mund të përfundojë...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si Pr...
SHBA- Një raport i NBC News, duke cituar pesë persona me njohuri për çështjen, zbulon se Trump po planifikon të...
foto ilustruese TURQI- Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedohet ...
Konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Merz, presidentin francez Macron, kryeministrin polak Tusk dhe kryeministrin britani...
foto ilustruese UKRAINË- Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagje...
foto ilustruese GAZA- Të paktën njëqind palestinezë u vranë të premten ndërsa sulmet intensive ajrore izraelit...
Foto ilustruese TEHERAN- Takimi historik i presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, në kryeq...