Sport

Infantino vonohet në Kongresin e FIFA-s për "faj" të presidentit Trump, UEFA proteston…

Disa përfaqësues evropianë, përfshirë presidentin Alexander Ceferin, protestuan duke u larguar nga salla sapo filloi Kongresi.

16 Maj 2025, 11:30 Nga DOSJA
Infantino vonohet në Kongresin e FIFA-s për "faj" të

PARAGUAJI - UEFA nuk fal. Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë ka kritikuar qëndrimin e Gianni Infantinos, i cili mbërriti me vonesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s, që u mbajt dje në Luque të Paraguait.

Fillimi i Kongresit u shty me dy orë, për t'i dhënë kohë presidentit të FIFA-s të mbërrinte nga Lindja e Mesme, ku ai po bënte njjë vizitë në shoqërinë e... Donald Trump.

“Ndryshimet e minutës së fundit në programin e Kongresit të FIFA-s janë thellësisht për të ardhur keq”, tha UEFA në një deklaratë.

"Ndryshimi i programit në minutën e fundit për atë që duket të jetë thjesht një çështje interesash private politike nuk i bën asnjë shërbim futbollit dhe duket se i lë interesat e tij në plan të dytë."

Disa përfaqësues evropianë, përfshirë presidentin Alexander Ceferin, protestuan duke u larguar nga salla sapo filloi Kongresi. Infantino kërkoi falje për vonesën, duke përmendur problemet e fluturimit, por theksoi rëndësinë e pranisë së tij këto ditë në Katar, vend pritës i Kupës së Botës së fundit, dhe në Arabinë Saudite, e cila do të organizojë edicionin e vitit 2034.

Presidenti i FIFA-s thuhet se ka shoqëruar presidentin amerikan në një vizitë zyrtare, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Sipas The Athletic, tetë anëtarët e Këshillit të FIFA-s të UEFA-s dhe disa delegatë evropianë nuk janë kthyer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll