Sport

VIDEO / Barcelona kampione e Spanjës pas fitores së derbit!

Kjo ishte fitorja e 28-të në kampionat dhe me vetëm një humbje gjatë gjithë sezonit, Barcelona tregoi forcën, karakterin dhe stabilitetin që e ka kthyer në mbretëreshën absolute të futbollit spanjoll.

15 Maj 2025, 23:35 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona kampione e Spanjës pas fitores së derbit!

SPANJE - Barcelona është shpallur zyrtarisht kampione e La Ligës për sezonin 2024/2025! Pas një sezoni të gjatë, plot ulje-ngritje, emocion dhe sfida, skuadra e Hansi Flick ka arritur majën dhe ka rikthyer trofeun në “shtëpinë” ku historia, pasioni dhe krenaria bashkohen në një ngjyrë: ‘blaugrana’.

Fitorja në derbin katalanas ndaj Espanyolit (2-0), në një atmosferë elektrizuese, ishte goditja përfundimtare që i duhej këtij sezoni magjik.

Një perlë e Lamine Yamal vendosi derbin, edhe pse goli i Fermin në shtesë thjesht e bëri më të bukur suskesin. Kjo ishte fitorja e 28-të në kampionat dhe me vetëm një humbje gjatë gjithë sezonit, Barcelona tregoi forcën, karakterin dhe stabilitetin që e ka kthyer në mbretëreshën absolute të futbollit spanjoll. Ky është titulli i 28-të i La Ligës në historinë e klubit, duke e forcuar edhe më tej statusin e saj si një nga klubet më të mëdha në botë.


Në total këtë sezon, Barcelona ka fituar tre trofe madhorë: La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, duke dëshmuar se epoka e re me Flick ka nisur me hapa gjigantë. Nga golat e Lewandowski-t, magjitë e Yamal-it, shpërthimet e Raphina-s, deri te zemra e Pedrit dhe urtësia e De Jongut, kjo skuadër nuk ishte thjesht një grup lojtarësh — ishte një familje, një besim, një mision. Me këtë titull, Barça i thotë botës: ne jemi kthyer, më të fortë se kurrë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll