Bota

Trump 'siguron' Kinën: Kemi një marrëveshje kornizë shumë të fortë për t'i dhënë fund luftës tregtare

Donald Trump siguroi se kanë një marrëveshje kornizë shumë të fortë me Kinën, gjatë një interviste të transmetuar nga rrjeti televiziv Fox News të martën në mbrëmje, disa orë pas pezullimit të përkohshëm të shumicës së tarifave doganore kufizuese që secila palë ka vendosur mbi produktet e palës tjetër.

14 Maj 2025, 08:21 Nga M.L
Trump 'siguron' Kinën: Kemi një marrëveshje
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump siguroi se kanë një marrëveshje kornizë shumë të fortë me Kinën, gjatë një interviste të transmetuar nga rrjeti televiziv Fox News të martën në mbrëmje, disa orë pas pezullimit të përkohshëm të shumicës së tarifave doganore kufizuese që secila palë ka vendosur mbi produktet e palës tjetër.

“Është koha që Kina të hapet, dhe kjo është pjesë e marrëveshjes sonë. Ne do të garantojmë që Kina do të hapë ekonominë e saj. Sipas mendimit tim, ky është aspekti më interesant i marrëveshjes që është në negociata," tha presidenti republikan i SHBA-së, i cili ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, pa hyrë në detaje, gjatë intervistës që i dha një prezantuesi të njohur të rrjetit të preferuar nga e djathta amerikane në bordin e aeroplanit presidencial.

Ai tha gjithashtu se "mund ta shihte" mundësinë e negociatave personale me homologun e tij Xi Jinping duke u bërë realitet, megjithëse pranoi se "nuk jam i sigurt nëse do të ishte e nevojshme" ta bënte këtë.

donald trump

Sondazh

Poll