Politike

Votimi elektronik në Njësinë 10/ Xhafaj dhe Braçe më të votuarit nga socialistët, demokratët preferojnë Alimehmetin dhe Tabakun, ja sa vota morën kandidatët

Nga të dhënat rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.

12 Maj 2025, 12:02 Nga N.F
Votimi elektronik në Njësinë 10/ Xhafaj dhe Braçe më
Foto ilustruese

TIRANË- Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke marrë 49 përqind të votave, ndjekur nga ASHM me 32.3 përqind.

Nga të dhënat rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.

Sa i përket demokratëve, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota. Pas Tabakut ka marrë më shumë vota presidenti i PL-së, Ilir Meta me 246 vota.

PS:

1. Fatmir Xhafaj- 1722 vota

2. Erion Braçe- 624 vota

3. Ervin Hoxha- 376 vota

4. Blendi Gonxhja- 321 vota

Votimi elektronik në Njësinë 10/ Xhafaj dhe Braçe më

PD:

1. Ilir Alimehmeti- 848 vota

2. Jorida Tabaku- 590 vota 

3. Ilir Metaj- 246 vota

4. Lili Sula- 159 vota

5. Adriana Kalaja-145 vota

Votimi elektronik në Njësinë 10/ Xhafaj dhe Braçe më

brace tabaku

Sondazh

Poll