Editorial

SHËNIM: Mësimet e 21 janarit- Viktimat e dhunës partiake, korrupsionit e padrejtësisë

21 Janar 2020, 11:59 Nga DOSJA
SHËNIM: Mësimet e 21 janarit- Viktimat e dhunës partiake,

Që nga protesta e heshtur e 21 janarit 2011, është viti i 9 që premtohet drejtësi në lapidarët imagjinarë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Familjarët që vijnë në Tiranë e dinë tashmë që në vend të drejtësisë, do të gjejnë aktorë të pikëlluar, që recitojnë të njëjtin tekst, që respektojnë të njëjtin protokoll.

Pas drekës do të kthehen në shtëpitë e tyre, pa kamera, pa drejtësi, pa aktorë, për t’i kujtuar ashtu siç ua thotë zemra, të dashurit e tyre që besuan një kauzë që nuk erdhi.

Këto janë mësimet e 21 janarit 2011. Kauza anti-korrupsion që i bëri njerëzit t’i përgjigjen thirrjes së Partisë Socialiste ishte e destinuar të vdiste bashkë me 4 protestuesit. Ata që e përdorën korrupsionin për të sulmuar kundërshtarin, jo për të ndëshkuar fajtorët, janë tashmë të zhytur më keq, të kapur më keq. Ndërsa shfrytëzojnë të vrarët, dridhen nga protesta, që duket sikur u drejtohet atyre.

Ata që u betuan për Drejtësi, bënë vetëm kompensim jetësh më dëmshpërblime. Dhanë para për të qetësuar shpirtrat që kërkonin drejtësi dhe pas çdo viti përkujtimor, bëheshin edhe më të pakënaqur. Sot, kur kontrollojnë në çdo qelizë Drejtësinë, ata mund të kishin bërë të paktën një proces të montuar si ai i “Babales”.

Në vend të kësaj, vetëm kanë graduar një prej anëtarëve të grupit të zjarrit.

Dëmshpërblyen për të larë duart…

Edi Rama në mungesë, nuk ka nevojë të flasë. Këto 9 vjet pa drejtësi, thotë se ai nuk ishte nisur atë ditë për të rrëzuar qeverinë për shkak të bllokut në dorën e Ilir Metës. Ai ishte nisur për ta përdorur bllokun që të vinte në pushtet dhe kur dështoi me bllokun, përdori Ilir Metën dhe ia doli të vinte.

Pas asaj dite, në protestën e heshtur të 1 jave më pas, duke vënë lulet e para në Bulevard, Edi Rama premtoi Drejtësi, por i përdori dhe vazhdon t’i përdorë viktimat për retorikë politike.

Drejtësinë e bëri vet, duke shpallur të pafajshëm Agron Malajn dhe duke e emëruar pa zgjedhje kryetar bashkie. Nëse do ta bënte Drejtësia, nuk do kishte më retorikë, nuk do të kishte më akuza politike dhe nuk 21 janari nuk do të ishte më marshim politik që akuzon PD dhe LSI.

Një tjetër mësim i pamësuar i 21 janarit është se partitë politike nuk mund të organizojnë protesta të dhunshme. Nuk ishte rastësi që ambasadori i sapoardhur në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, me gjithë viktimat në bulevard, ishte më i ftohtë ndaj opozitës së ndaj maxhorancës.

Kur e quajti Sali Berishën “burrë Shteti”, vetëm 2 ditë pasi urdhëroi apo inkurajoi vrasjen e 4 vetëve përpara Kryeministrisë, shkaktoi zhgënjim të drejtë.

Por ai epitet acarues, shmangu një përplasje që Sali Berisha dhe Edi Rama ishin të gatshëm ta bënin për pushtetin e tyre. Më mirë disa sharje për Ambasadorin se sa një përplasje, më mirë një mësim për PS që duhet ta kishin marrë të gjithë përderisa u bë publik. Një mësim që PD e kishte marrë në 14 shtator 1998, një mësim që përsëritet, por askush nuk e mëson.

Prandaj në 21 janar jemi të gjithë viktima të mësimeve të pamësuara nga klasa politike…

Jemi viktima të dhunës partiake, të korrupsionit dhe të padrejtësisë. Sot duhet të ishin të gjithë aty, për të përkujtuar vrasjen e 4 shqiptarëve, por edhe vrasjen e kauzave dhe besimit se një ditë do të bëhet më mirë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial 9 vite nga 21 janari protesta e 21 janarit viktimat e 21 janarit 9 vite nga 21 janari protesta e 21 janarit viktimat e 21 janarit

Sondazh

Poll

Editorial 17 Janar 2020, 13:24

Renegatët e tryezës Rama-Basha

TIRANË- Fushata mbrojtëse e opozitës për tryezën e Reformës Zgjedhore, vetëm sa e shton skepticizmin për një plan të detajuar. Jo vetëm se projekti që para...

Editorial 17 Janar 2020, 14:46

Tragjikja e Edi Ramës!

TIRANË- Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrsh...

Editorial 15 Janar 2020, 10:14

Momenti i artë për kundërshtarët e Trump

SHBA– Në debatin e djeshëm të CNN / Des Moines Register, kandidatët demokratë janë përpjekur të forcojnë mbështetjen e tyre midis votuesve të shumtë të pavendos...

Editorial 13 Janar 2020, 15:10

“Nexhmijet” nuk pendohen

TIRANË- Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur  ...